Lajme

Kamberi pritet nga Escobar, tregon çka biseduan

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, është pritur në Departamentin Amerikan të shtetit nga i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar.

Kamberi në një postim në Facebook ka thënë se diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

“Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor”.

Ndryshe, Kamberi ka fituar mandatin pasi janë përsëritur zgjedhjet për të pestën herë.

Ai ka arritur që të bëhet deputet pas 698 votave të qytetarëve të Ternovcit.

/Shqip.com