Kamberi: Kërkojmë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë
Publikuar:
(02.05.2023 11:27:26)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se Serbia nuk ka alternativë përveç një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.
Ai thotë se gjërat duket se janë vënë në binarë dhe po ecin në drejtimin e duhur, sa i përket marrëveshjës mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se Vuçiq paraqitet para opionit të vet sikur është i pathyeshëm.
Por, Kamberi thotë se qëllim i tyre politik dhe strategjik është që për shqiptarët e Luginës së Preshevës të ndërtohet reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë.
Në një intervistë për Radio Kosovën, deputeti Shaip Kamberi, ka deklaruar se Prishtina dhe Tirana duhet të kenë programe të veçanta shtetrore për shqiptarët në Luginë.
/Shqip.com