Lajme Ballkan

Kamberi: Ka gjasa shumë që të fitojmë, por akoma nuk është e sigurt

Shaip Kamberi, kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, ka thënë se ka gjasa janë të mëdha që ai të bëhet sërish deputet.

Kamberi, për Klan Kosova ka folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

“Ka gjasa shumë që të fitojmë. Ne kemi 8 mijë e 400 vota në Preshevë e Bujanoc. Nuk i kemi ende votat nga Medvegja. E presim pak edhe nga brendia e Serbisë”, është shperhur ai.

Deputeti shqiptar theksoi se ende nuk është e sigurt fitorja.

“Akoma nuk është e sigurt. Janë rezultate preliminare. Akoma ka shumë vota për t’u numëruar”, ka deklaruar Kamberi.