Rozë

“Kam qenë në paraburgim!” Sabiani tregon eksperiencën e tij

Këngëtari, Sabiani

Që nga dita e parë ‘Big Brother VIP Albania’ ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Tashmë edhe banorët kanë filluar të njihen më mirë me njëri-tjetrin, duke treguar histori personale nganjëherë edhe duke u rrëfyer.

Këngëtari, Sabiani në një bisedë me shkrimtarin, Elhaid Cufi ka treguar një eksperiencë aspak të këndshme për të. Ai tregon se ka qëndruar për 28 ditë në paraburgim, me disa shqiptarë të tjerë, për arsye që nuk kanë pasur dokumenta.

Madje ai deklaron se atë e kanë dërguar në një ndërtesë tjetër sepse paraburgimi ishte mbushur plot.

Ndërsa, Elhaidi thotë që ai nuk ka qenë në paraburgim, por vetëm si dëshmitarë në një raste.

“ Jo nuk kam qenë, vetëm si dëshmitarë kam qëndruar 3-4 orë”, ka pohuar ai.

Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.

Ata do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./SHQIP.com