Rozë Ndërkombëtar

“Kam qarë pa pushim tri javët e para”, Kylie flet për depresionin pas lindjes

Kylie Jenner ka folur për gjendjen e saj fizike dhe emocionale e saj pas lindjes së fëmijës së dytë me Travis Scott në shkurt.

Ajo tha se vuante nga depresioni pas lindjes, në emisioin e fundit të “The Kardashians”.

“Ka qenë vërtet e vështirë për mua, kam qarë pa pushim gjatë gjithë ditës për tri javët e para. E kam pasur edhe me Stormin”, ka thënë ajo.

Kendall këtë e quajti depresionin pas lindjes një “slitë emocionale”.

Kylie tha se nuk ishte gati për një mini fustan të vogël Vegas por ndihej shumë mirë me trupin e saj.

Kylie edhe më parë ka folur për këtë duke thënë se nuk e kishte të lehtë mendërisht as fizikisht.

/Shqip.com