Rozë

“Kam prova, ishte me Arjolën nuk më folën…”- Ish-banori i Big Brother rrëfen gjithçka për marrëdhënien e prishur me Ilir Shaqirin

Big Brother

Dritan Brama ka rrëfyer për kohën që ishte në Big Brother.

Ai ndër të tjerat ka rrëfyer për marrëdhënien e krisur që ka tashmë me Ilir Shaqirin.

I ftuar këtë pasdite në “Ftesë në pesë”, Brama tha se Ilir Shaqiri e merrte në telefon vetëm për interes dhe kurrë nuk kishte kohë për të dalë me të.

Brama e cilësoi ish-mikun e tij si një xhaketë e vjetër, duke treguar edhe raste kur Balerini e ka shmangur dhe nuk i ka folur.

“Më mori në telefon për një reklamë, më tha më duhen kaq njerëz. E tha si urdhër, ej ç’kemi ca bën ti, nesër më sill kalamajt e tu njerëzit e tu. Ja çova. Herën e dytë më tha për Sabianin, pa më pyetur ca bërë si je. Kam prova. Thotë më duhen tre çifte për Sabianin. Të hash dreka darka me të tjerët. Ti kërkoje share dhe të dalësh dreka darka me të tjerët. Nuk kërkoj sallatë, por respekt. I thash o Ilir si mor burrë të thuash njëherë ç’kemi si i ke nga shtëpia ca ke bo. Ke të drejt tha. Dilte hante dreka me Meridianin, Tanin vetëm për interes”.

Ai tha se Iliri në një takim që ishte me Arjolën as nuk e ka përshëndetur atë.

“I kam me voice. Kam shumë njerëz dhe s’më intereson vëmendja e tij, për mua ngelet xhaketë e vjetër. Respektoj veten, tjetri vjen dy muaj rresht. Ilir i dashur, pse s’më fole kur ishe me Arjolën dhe më ktheu shpinën në një hapje restoranti. Jo të më kthesh shpinën ti mua, Tani prape vazhdoi karrierën. Ja se nxjerr mesazhet. Ka mbaruar çdo gjë, ça kafeje mas dy tre muajsh. Me të tjerë nuk është i zënë, e di vet ai. Sa mesazhe më vijnë Ilir Fans, më duket disa adresa i ka ai. Më lini rehat se nuk kam nevojë për vëmendje. Nuk kam pse të jem ziliqar. Unë kam heshtur ama, meqë më pyetën e thash pse të gënjej, pse të them që kam kaluar perfekt me të, them të vërtetën. Nëse ka qejf të vijë, të sqarohet tregojmë mesazhet. Ka shumë  artisa të tjerë që më mbështesin, nuk e pres nga persona të tjerë”, tha Tan Brama.

Ndryshe, dyshja gjatë kohës sa ishin në Big Brother janë konsideruar si miq të mirë.

Madje me daljen e Tanit, balerini ka thënë se është mërzitur shumë./SHQIP.com