Rozë

“Kam përjetuar ankth”, Teuta Krasniqi flet për gjendjen emocionale që kishte kaluar pas ndarjes nga Blero

Teuta Krasniqi dhe Blero

Ndarja e këngëtarit, Blero Muharremi dhe aktores, Teuta Krasniqi ka qenë njëra ndër ngjarjet më të përfolura para shtatë vitesh.

E gjithë kjo pasi që ish çifti kishin një romancë që nuk hezitonin ta ndanin me fansat e tyre dhe shiheshin shumë të lumtur.

Mirëpo tash disa vitesh pas ndarjes, Teuta në emisioni “8a8” me Adelina Ismajlin ka folur për atë që kishte përjetuar pas ndarjes.

Aktorja ka treguar se ndarje mes dy bashkëshortëve gjithmonë është e vështirë, e sidomos kur duhet t’ia sqarosh fëmijëve.

Por, përveç kësaj, Krasniqi thotë se krahas familjes e shoqërisë, ajo është dashur t’ua shpjegojë edhe dy milionë shqiptarëve.

“Është interesant mua shpesh më bie në disa situata që ta thyej një farë akulli që mandej bëhet më e lehtë. Në fillimet e veta nuk ka qenë si proces i lehtë as ndarja. Ndarja mes dy bashkëshortëve është proces shumë i vështirë, është traumatik dhe gjithmonë mendon se çfarë pasoja mund të kesh pas këtij vendimi, do të thotë në moment që një çift ndahet kushdo që e ka përjetuar, e di se është problem do t’ua sqarojë fëmijës, prindërve, shoqërisë, e unë është dashur edhe dy milionë njerëzve”, tha fillimisht Krasniqi.

Teuta gjithashtu tha se kur e sheh që nuk shkon mirë, atëherë e rrugës është të këputet.

Ajo theksoi se nuk ka qenë e lehtë dhe se për shkak të kësaj përjetoi një gjendje të rëndë emocionale e po ashtu edhe ankth.

“Edhe në atë kohë, edhe sot po them që nuk është trend i mirë por gjithsesi diçka të cilën e sheh se nuk ka me vazhdu mirë është mirë me e këput. E imja ka zgjatur shumë. Thashë e kam përjetuar jo lehtë sepse Tara ka qenë shumë e vogël dhe unë sot them se mirë që ka qenë më e vogël, se sot do ishte më e vështirë. Pavarësisht ndarjes, fëmija nuk ka fëmijë. Edhe pas ndarjes ne e kemi mbajtur premtimin, kemi shkuar në çdo festë bashkë.

Kam ditur të lexoj tituj super bombastik, kur po lexoj nuk po e di as nuk po e njoh këtë vajzën e leje më që nuk jam unë, me thënë kushtimisht ma kanë pirë gjakun me pambuk. Kam pasur kriza, kriza në aspektin që shqetësohesh për fëmijën më shumë se për veten. Gjendje emocionale shumë të vështira, kam përjetuar edhe ankth”, ka përfunduar aktorja Teuta Krasniqi sa i përket ndarjes nga Blero.

Teuta nga martesa me Bleron ka një vajzë të quajtur Tara/SHQIP.com