Rozë

“Kam nevojë të dashuroj”, Fifi vjen me një postim në rrjete sociale

Filloreta Raçi është këngëtarja shqiptare që po merr vëmendje të madhe.

Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke publikuar kështu një sërë imazhesh nga përditshmëria.

Së fundmi bukuroshja ka bërë një postim, ku vërehet një shkrim që ka të bëjë me dashurinë.

“Kam nevojë të dashuroj, dikë që e ndien mungesën time, që po aq sa unë trembet se një ditë mund të mos jemi bashkë, dikë që do për atë çka vërtet jam, një ëndërrimtar i pandreqshëm që, përtej çdo thyerjeje e zhgënjimi, vazhdon të besojë’, shkruhet në postimin e këngëtares”.

Fifi ndërkaq është shprehur se dashuron shumë, teksa qëndroi në shtëpinë e famshme të Big Brother.

Aty ajo pati disa çaste me Granit Canën, por që dyshja rezultuan të jenë vetëm miq./SHQIP.com