“Kam lyp dashni në vende të gabume” – Rina ndan një pjesë të shkurtër nga kënga e re
Publikuar:
(04.11.2022 17:54:36)

Rina Balaj tashmë ka gati këngën e re.
Kjo këngë siç duhet i dedikohet lidhjeve të saj, ku edhe në një nga frazat ajo thotë “kam lyp dashni në vende të gabume”.
Lajmi u bë i ditur nga vet Rina në një postim në Istagram ku ka shkruar: Po më mungon vetja më shumë se ti.
Reagime të shumta kanë ardhur nga ana e fansave të saj që padyshim mezi presin një projekt të ri nga ajo.
Ndryshe, këngëtarja muaj më parë konfirmoi se është ndarë nga partneri i saj prej vitesh, Sin Boy.
/Shqip.com