Rozë

“Kam humbur babain në det”/ Rrëfimi emocional i banorit të njohur të ‘Big Brother Vip’

Elvis Pupa ka disa javë që ka hyrë në Big Brother VIP Albania.

Ai ka thënë se brenda do të hyjë për tu argëtuar dhe jo për të fituar çmimin e madhe prej 100 mijë eurosh.

Ai së fundi në një bisedë më Oltën ka zbuluar se në BBV nuk ka qenë mirë, , pasi këto ditë ai bën 8 vite që ka humbur babain e tij në një aksident në det.

Aksident. Them shyqyr që e patëm dhe aq, se disa nuk i kanë, disa nuk i kanë njohur hiç. Ishte aksident në det, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam. Ka pasur dallgë, është futur dhe nga lodhja e ka lënë zemra. Po, ka pasur dallgë të forta. Nona ka qenë me të aty edhe e ka vuajtur shumë. Kur të vjen kështu përnjëherë dhe je larg, është e vështirë. Unë e kam kaluar e kam pranuar”.

Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.

/Shqip.com