Sport Ndërkombëtar

“Kam dyshime për të ardhmen e futbollit profesional”

Marcelo Biellsa

Është një nga trajnerët më të respeketuar në ishull, ani në CV-në e tij nuk figurojnë shumë trofe.

Marcelo Biellsa ka fituar zemrën e shumë futbolldashësve me pasionin e tij për këtë sport – të cilin e ka përcjellur në skuadrat që ka drejtuar.

Teksa, së fundmi, për mediat angleze ka dhënë një deklaratë, ku ka shprehur paknaqësinë e tij me orarin e ngarkuar të skuadrave.

“Kalendari është aq i mbingarkuar sa nuk e merr parasysh aspak zhvillimin ose përgatitjen. Prandaj kam shumë dyshime mbi të ardhmen e futbollit profesional sepse vazhdimisht po komercializohet dhe produkti çdo herë po vjen duke u bërë keq e më keq”, u shpreh Biellza.

Kjo deklaratë e 65 vjeçarit vie pas ndeshjeve të shpeshta që po zhvillojnë skuadrat në Evropë, e sidomos në Premierligë.

Fiorentina want Leeds United head coach Marcelo Bielsa | Sportslens.com
Marcelo Biellsa

Në raste të caktuara, ka nodhur që brenda 7-8 ditëve të zhvilloheshin tri ndeshje, gjë për të cilën është ankuar disa herë edhe Pep Guardiola.

Ndërsa, sa i përket Leeds, kjo skuadër gjendet në vendin e 17-të në futbollin eltar në Angli, me 12-të pikë të grumbulluara, pas 13-të ndeshjeve të zhvilluara.

Biellsa në të kaluarën ka udhëhequr skuadra të ndryshme në Evropë, si Lazio, Athletic Bilbao, Llile, kurse ka qenë selektor i Kilit dhe i Argjentinës. /Shqip.com