Kulturë

Kalush Orchestra nga Ukraina, do të përformojë në Festivalin e Këngës në RTSH

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të nis më 19 dhjetor

Ndërkaq është bërë e ditur edhe emri i të ftuarve special.

Fituesit e Eurovision 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, pritet të performojnë në Festivalin e  RTSH-së.

Ashtu si tanimë dihet, këtë vit do të jetë Arbana Osmani që do ta drejtojë këtë edicion.

Festivali i 61-të të Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë.

/Shqip.com