Lajme

Kalon në komision traktati ndërmjet Kosovës e Danimarkës për shfrytëzimin e burgut

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e ka votuar Traktatin ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

E ftuar për raportim në këtë komision ishte Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila foli në lidhje me këtë marrëveshje, ku tha se nga kjo ujdi do të përfitojë vendi.

“Qëllimi i këtij traktati është rritja e bashkëpunimit me këtë shtet, përmes këtij traktati zhvillon edhe me tej sistemin korrektues në vend. Ky traktat përveç ekzekutimeve të ligjeve danezë, fuqizoj standardet evropiane të sistemit korrektues. Duke marr parasysh që Danimarka ka një bashkëpunim të mirë me Kosovën për këtë kemi vendosur që të nënshkruajmë këtë traktat”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, pyeti se për çfarë vepra penale akuzohet të dënuarit dhe u shkelen të drejtat atyre që e vuajnë dënimin në Kosovë.

“Sa i përket këtij ligji ne kemi pasur debat edhe më herët me ministrin kur e ka prezantuar ndoshta në atë kohë s’ka pasur informata. Kemi pasur debat nga organizata e shoqërisë civile nëse ju shkelen të drejtat e njeriut sepse nuk ka të burgosur danez, por nga vendet e treta. Mua më intereson se çka përfiton Kosova nga kjo marrëveshje, të dënuarit që vijnë asnjëri nuk është danez a ju shkelen të drejtat. Cilat natyra të veprave janë atë, a shkelen të drejtat e të burgosurve tonë”.

Ministrja Haxhiu sqaroi se Kosova nuk ka obligime në trafnsferimin e të burgosurve dhe se Danimaraka ka vlerësuar punën e institcuoneve për reformat dhe trajtimin e të burgosurve, prandaj edhe ka vendosur që të marrë burgjet me qira.

“Nuk është obligimi i Kosovës sepse burgu i Gjilanit do të menaxhohet nga Mbretëria e Danimarkës, dhe Kosova nuk e ka asnjë obligim në transferim. Kosova institucioni korrektues do ta lëshojë me qira për Danimarkë, arsye që e kam bë këtë marrëveshje besoni është që Kosova të ketë afër vetës vendet mike. Kanë konsideruar që Kosova vlerësohet për reformat që ka marrë për trajtimin e të burgosurve. Marrëveshje është për 5 vite, janë dy marrëveshje, e para për sundim të ligjit nga kjo Kosova përfiton  15 milionë euro në vit, ndërsa sa i përket marrëveshjes së dytë që është nënshkrua për energjinë e gjelbër, janë 30 milionë euro. Stafi vendor do të paguhet sipas ligjeve të Kosovës”.

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj pyeti për rolin e guvernatorit të burgut, madje ka kërkuar kujdes edhe si do të trajtohet kjo çështje në ta ardhmen, raporton EO.

“Nëse një shtet mik ka kërkuar një nder në po ja bëjmë një nder, nuk po shohë arsye që Kosova të lëshoj burgje me qira. Në parim nuk është që kemi diçka kundër por duhet që të shihet me kujdes se si do të trajtohet pastaj kjo. Sa të burgosur do të duhet që të transferohen tash nga ai burg. E dyta ka të bëjë me çështjen e guvernatorit që ai udhëheq me burgun, i bie që po e bartim një pjesë të sovraniteti tonë një guvernatori danez. Cilat janë raportet e guvernatorit me drejtorin e burgut?”.

Ministrja Haxhiu, po ashtu shpjegoj edhe detyrat e drejtorit dhe guvernatorit që parashihen me këtë marrëveshje.

“I vetmi qëllim që kam shtyrë për pra këtë marrëveshje është bashkëpunimi me Danimarkën, është shtet që na ka mbështetur në vazhdimësi, si para luftës si tani, për pavarësi edhe tani. Sa i përket të burgosurve që aktualisht janë  në Gjilan janë 200 nuk janë nga komuna e Gjilanit por janë nga komunat e tjera, shumica dërrmuese janë nga komunat e huaja. Në këtë drejtim mendoj që nuk ka problem. Drejtori do të jetë përgjegjës për stafin vendor. Do të themelohet një komunitet drejtues i përbërë nga të dyja vendet që do ta ketë punën më të vështirë. Kjo do të zgjasë 5 vite me mundësi vazhdimi edhe për 5 vite”, tha ajo.

/Shqip.com