Kulturë

“Kalle Tutën”-‘FemArt’ me program special në edicionin e 11-të

Me moton “Kalle tutën” do të mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Artisteve dhe Aktivisteve, “FemArt”.

Festivali do të mbahet nga 15 deri më 21 maj, hapet me shfaqje “Fefu dhe shoqet e saj” nga ora 20:00 në Menzën “Ramiz Sadiku”.

“Artpolis” ka bërë të ditur se edicioni i sivjetëm i ‘FemArt” do të mbahet në Prishtinë dhe Mitrovicë.

“Më 15-21 maj, 2023 dhe çdo ditë tjetër do të flasim edhe për gratë që nuk dëgjohen, edhe për vajzat që ëndërrojnë. Kemi kaq shumë për të thënë përmes shfaqjeve teatrore, paneleve të diskutimit, ekspozitave, konferencave, performancave, punëtorive dhe këngëve e kërcimit”, thuhet në njoftim.

“Kalle tutën nga patriarkati! Kalle tutën e paragjykimit! Kalle tutën e dështimit! Kalle tutën nga gjithçka që të ndalon të lëvizësh. Mjaft kemi qëndruar një hap prapa! Bashkë e kallim tutën! Bashkë zhvendosemi një hap para!”

“Prandaj, guxo të lëvizësh edhe në errësirën e natës. E nëse ke frikë të lëvizësh në errësirën e natës, së bashku e ndriçojmë qytetin!”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com