Lajme

Kalimashi kaplohet nga zjarri (Pamje)

Flakët në malet e Kalimashit

Malet mbi tunelit e Kalimashit në Shqipëri janë kapluar nga flakët, njofton Shqip.com.

Kjo shihet edhe në disa pamje të publikuara në rrjete sociale.

Për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, nga Kosova janë nisur trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikës.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Presidentes së Kosovës, në njoftimin e të cilës thuhet se pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Kanë kaluar dy javë që kur flakët filluan të përhapen në disa zona të Shqipërisë, dhe deri të hënën e 9 gushtit nuk është parë një përmirësim i situatës. /Shqip.com