FOTO / Kalaja e Shkodrës me maskot dhe guida të përshtatura për fëmijë
Nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës së bashku me specialistë të DRTK Shkodër kanë zhvilluar guidën turistike në kalanë e Rozafës, të përshtatur për fëmijë.
Guida ishte mbështetur në dy komponentë: nxitjen e kreativitetit në krijimin e maskotit Geg’ që do shoqëronte turin kulturor si dhe interpretimin e guidës në gjuhën gjermane, italiane, turke dhe frënge.
Interpretimi i guidave në gjuhë të huaj në kala përmes maskotit Geg’ udhëhoqi të rinjtë në një përvojë të shkëlqyer për të mësuar më shumë për historinë, kulturën e qytetit dhe kalasë duke iu përgjigjur kuriozitetit të tyre mbi historinë e kalasë së qytetit.
DRTK Shkodër bashkëpunoi me Gjimanzin e Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” , Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Shkollën Austriake “Peter Mahringer”, për të arritur në përshtatjen e guidave në disa gjuhë të huaja. /atsh
/Shqip.com