Sport Ndërkombëtar

Kai Havertz shfaqet si objektiv i Real Madridit

Kai Havertz

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi duket se po mendon një lëvizje transferimi gjatë verës për sulmuesin e Chelseat, Kai Havertz.

Los Blancos shpresojnë të ndryshojnë vijën e tyre të parë pas një fundi zhgënjyes të sezonit 2022/23.

Real Madridi humbi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve nga Manchester City dhe u mposht fuqishëm në La Liga nga Barcelona, kështu që ndryshimet janë të pashmangshme.

Sipas gazetës Marca, presidenti Florentino Perez dhe trajneri Carlo Ancelotti kanë vlerësuar skuadrën dhe planifikojnë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Dyshja drejtuese e Mbretërve tashmë kanë etiketuar disa emra që mund të transferohen këtë verë në Santiago Bernabeu.

Kai Havertz shihet si një sulmues kreativ që do të bashkohej me lojtarët e tjerë në skuadrën e Real Madridi për sezonin e ri.

Ylli gjerman shihet si mbështetje për Karim Benzema, por Reali mund të humbasë edhe sulmuesin francez, pasi ai është subjekt i interesimit nga Arabia Saudite.

Ndryshe, 23-vjeçari gjerman i cili i ka kushtuar Chelseat 80 milionë euro, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar një herë në 47 ndeshjet e tij këtë sezon.

/Shqip.com