Sport Ndërkombëtar

Kahn e konfirmon interesimin e Bayernit për Kane

Harry Kane

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn e ka pranuar se sulmuesi i Tottenham është në radarin e Kampionëve të Bundesligës.

Kahn, ka sqaruar se klubi nuk është i interesuar të nënshkruajë me Harry Kane nga Tottenham Hotspur në afatin kalimtar të transferimeve, por nuk ka përjashtuar një lëvizje “ëndërr” për sulmuesin në të ardhmen.

Kahn është një admirues i zjarrtë i kapitenit të Anglisë, i cili konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, por Bayern është i fokusuar në objektiva alternative përpara sezonit 2022-2023.

Kane është ende nën kontratë me Spurs deri në vitin 2024, megjithatë, Kahn ka lënë të kuptohet se ai mund të dalë në radarin e transferimeve të klubit gjerman në një datë të mëvonshme.

“Ai është nën kontratë me Tottenham. Sigurisht, një top-sulmues absolut, por kjo është e gjitha një ëndërr e së ardhmes. Tani ne duhet të shikojmë të bashkojmë skuadrën për sezonin aktual. Le të shohim se çfarë do të ndodhë tjetër”, tha ai.

Kane nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare në vitin 2018 dhe ka ende dy vite për të zbatuar atë marrëveshje.

28-vjeçari ishte i lidhur fort me një lëvizje te Manchester City verën e kaluar, por një marrëveshje përfundimtare nuk u materializua kurrë dhe së fundmi ai insistoi se është plotësisht i përkushtuar për të arritur sukses nën drejtimin e Antonio Conte te Spurs./Shqip.com