Lajme

Kadrijaj: Janë vrarë e burgosur njerëz për kauzat e Kurtit

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka adresuar kritika të ashpra kundrejt kryeministrit, Albin Kurti.

Kadrijaj në “FIVE” të Dukagjinit tha se për kauzat e Kurtit janë vrarë e burgosur njerëz, duke theksuar se kur erdhi në pushteti Kurti “i harroi” premtimet e kauzat si aktivist e si opozitar.

“Mos të flasim për Zajednicës. Ata janë vra për Zajdenicën dhe për të gjitha këto kauza janë vra njerëz, zoti Kurti i ka qit njerëzit në rrugë për Asociacionin, për Zajednicë, siç e ka quajt. Jon vra njerëzit në rrugë pr kauzat e zoti Kurti… ka njerëz që janë burgos për kauzat e zotit Kurti, e tash këto ndryshime me ardhjen në putet janë ndryshime drastike. Sepse në raport me ato qëndrime e ka marrë përkrahjen popullore, i ka marrë 51 për qind. Ndërsa tash është një zhgënjim total, pasi asnjë pretim nuk e ka mbajt. ;ka njofto asnjë të arritur të Kosovës”, ka thënë Kadrijaj.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti kanë pësuar ndryshim drastik, pasi janë morë pushtetin.

“Zoti Kurti nuk ka njoftë në fakt asgjë, asnjë të arritur të Kosovës deri sa ka ardhur në pushtet. Dhe nëse i shohim deklaratat e zotit Kurtit para se me ardhë në pushtet dhe, pasi ka ardhë ka ndryshim drastik. Asnjë parti nuk mundet me pas ndryshime drastike të qëndrimeve dhe qëndrimeve si zoti Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. Sepse ata nuk e kanë pasur fare prioritet dialogun dhe ka dalë prioritet i parë”, ka shtuar Kadrijaj.

/Shqip.com