Lajme

Kadrijaj: Kjo qeveri nuk mundet me mbijetua pa dhunë

Time Kadriaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka folur për përleshjet e sotme mes disa deputetëve e ministrave në Kuvendin e Kosovës.

Kadrijaj u shpreh se qeveria aktuale nuk mund të mbijetojë pa dhunë dhe pa probleme.

Deputetja gjithashtu tha se performanca e kësaj qeverie është zero.

“Kjo qeveri nuk mundet me mbijetu pa dhunë, nuk mundet me mbijetu pa probleme, në nëse duam ta shohim po e shohim performancën e kësaj qeveria për dy vjet e gjysmë qeverisje, e ka zero performancë”, është shprehur ajo në Klan Kosova.

/Shqip.com