Lajme

Kadetët e FSK-së mësojnë për betejën e familjes Jashari

Kadetët e FSK-së mësojnë për betejën e familjes Jashari
Kadetët e FSK-së mësojnë për betejën e familjes Jashari

Kadetët e Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur studimin fushor.

Me nisjen e këtij studimi, ata u përqendruan në betejën e familjes Jashari, me theks të veçantë në historiografinë, analizën e betejës në rrafshin strategjik, operacional dhe taktik.

Madhështia, vlera dhe karakteri i luftës, sakrificës dhe flijimi për liri është e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja e filozofisë sonë për edukimin e Oficerëve të rinj”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të FSK-së.

Dita e studimit, mes tjerash, u udhëhoq duke vendosur analiza dhe detyra konkrete për studentet për të reflektuar nga këndvështrimi ushtarak, detajet dhe historinë e luftimeve të 5, 6 dhe 7 Marsit 1998.

/Shqip.com