Kulturë

Kadare: Nuk kisha pritshmëri që do ta fitoja çmimin Nobel

Autorja franceze Annie Ernaux ka fituar çmimin Nobel për Letërsi të vitit 2022.

Ndarjen e çmimeve e ka përcjellë edhe autori i njohur shqiptar Ismail Kadare, i cili thotë se nuk kishte ndonjë pritshmëri që do ta fitonte ai.

“Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim, me thënë të drejtën nuk kisha ndonjë pritje, 40 vjet më përpara kisha pritje” – tha Kadare për TV Euronews Albania.

I shoqëruar me bashkëshorten, të dy thanë që nuk e njihnin e as kishin dëgjuar ndonjëherë për Ernaux.

“Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi Nobelin, edhe pse jetojmë në Francë. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo se jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”, u shpreh shkrimtarja Helena Kadare.

/Shqip.com