Kulturë

Kadare nderohet nga Rama me “Çelësin e Kryeqytetit”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka pritur sot shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Në takim Rama i ka ndarë Kadaresë edhe “Çelësin e Kryqytetit”, ndërsa e ka njoftuar se një nga bibliotekat e kryeqytetit do ta mbajë emrin e shkrimtarit.

“Nder i jashtëzakonshëm të mirëpres shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, znj. Helena Kadare. Në shenjë mirënjohje dhe respekti i dhurova Çelësin e Kryeqytetit

Po ashtu, kisha kënaqësinë ta informoj se kam vendosur që një prej bibliotekave të Kryeqytetit do ta marrë emrin e tij.

Veprat e tij e kanë ngritur letërsinë shqipe në nivel botëror dhe vazhdojnë të frymëzojnë tash e sa gjenerata”, ka shkruar Rama.

/Shqip.com