Kulturë

Kadare: Lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka dhënë një mesazh për lexuesit në panairin e librit që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nga 16 deri më 20 nëntor 2022.

Ai u shpreh se lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë pasi autorët duan të dinë se çfarë mendojnë ata kur marrin një vepër në dorë.

“Mirëdita. Vetëm një fjalë… hajde gjeje vetëm një fjalë, është shumë e vështirë, është e pamundur zoti botues. Ju përqafoj të gjithëve, lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë, ne shkruajmë për ju, ne kemi mendjen tek ju, ne duam të dimë çfarë mendoni ju a na pëlqeni a s’na pëlqeni, apo thoni ‘mjaft se këtë që thotë ky e kemi dëgjuar njëherë’. Ju uroj gjithë të mirat”, u shpreh Ismail Kadare.

/Shqip.com