Kadaj Bujupi në mbështetje të Sinanit: Duan me u hakmarrë te e vetmja grua kryetare

Ish-deputetja e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka dalë në përkrahje të Kryetares së Preshevës, Ardita Sinani.
Kadaj-Bujupi, i ka quajtur të lodhtë të gjitha ata që janë pro shkrakimit të Sinanit.
“Qysh bre do burra dështak që s’arriten me u bë deputet e nuk munden me u marrë vesh as midis tyre, tash duan me u hakmarrë te e vetmja grua kryetare në rajonin e afërt shqiptar”, ka shkruar ajo.
Kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë, Sami Salihu, ka mbështetur kërkesën për shkarkimin e Ardita Sinanit nga pozita e kryetares.
Salihu ka nënshkruar menjëherë kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Alternativës për Ndryshim të Shqipërim Arifit, për shkarkimin e Sinanit.
Seanca është vendosur të mbahet të hënën e 11 prillit, në ora 10:00.
Në arsyetimin për shkarkimin e Sinanit, thuhet “si pasojë e krizës institucionale dhe mosfunksionimit të pushtetit lokal”.
Sinani nga ana tjetër të dielën me 10 prill ka kërkuar që seanca të shtyhet pasi e njëjta ka konfirmuar se do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takim ky i cili pritet të mbahet në Qeverinë e Kosovës në ora 08:00 me 11 prill./Shqip.com