Lajme

Kadaj-Bujupi: Ndërkombëtarët me kanë thënë “Kushtetuta nuk është as Bibël e as Kuran, mundet me u ndryshu”

Analistja Donika Kadaj-Bujupi
Analistja Donika Kadaj-Bujupi

Analistja Donika Kadaj-Bujupi ka përmendur një rast kur ndërkombëtarët kanë thënë që mund të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, për ta përshtatur me një marrëveshje jokushtetuese.

Kadaj Bujupi në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se është shokuar kur ndërkombëtarët i kanë thënë se ‘Kushtetuta nuk është as Bibël e as Kuran, mundet me u ndryshu’.

Personalisht kam qenë deputete, kur më është thënë pse po e kundërshton, argumenti jem si deputet ka qenë që është në kundërshtim me Kushtetutën, më thanë në sy: Kushtetuta nuk është Bibël e as Kuran, mundet me u ndrru. Jam shoku, qysh me ndrru Kushtetutën, me ja përshtat një marrëveshjeje jo kushtetuese”, tha ajo.

Tutje, ish-deputetja thotë se vazhdimisht thuhet se BE-ja ka pritje nga Kosova, por sipas saj, edhe qytetarët e Kosovës presin liberalizimin e vizave nga BE-ja.

I njëjti presion ka qenë, eksplicit na është thënë, e ndrrojmë Kushtetutën me ia përshtat marrëveshjes. Qaq larg shkojnë bashkësia ndërkombëtare, sot i dëgjova tha BE-ja ka pritje, edhe na qytetarët e Kosovës kemi pritje prej BE-së, me na liberalizu vizat, me na njoftë 5-shja, po ato pritje nuk po realizohen në raport me Kosovën dhe vazhdimisht po dalin që BE-ja ka pritje. Edhe na kemi pritje në raport me BE-në”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

/Shqip.com