Kulturë

“Kabatë në klarinetë dhe violinë”, studimi më i ri i akademik Vasil Toles

“Kabatë në klarinetë dhe violinë”, studimi më i ri i akademik Vasil Toles
“Kabatë në klarinetë dhe violinë”, studimi më i ri i akademik Vasil Toles

Akademiku Vasil Tole ka publikuar së fundmi një studim mbi sazet në Shqipëri, duke sjellë për lexuesit mjeshtërit që kanë krijuar një shkollë kombëtare.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, Tole sqaroi se si funksionin sazet brenda familjeve. “Sazet u ngritën pranë familjeve të caktuara dhe nuk bënte çudi që babai ishte zëri i parë dhe fëmijët ia kthenin dhe të tjerët bënin iso. Mundësitë e komunikacionit në atë kohë nuk të mundësonte të krijoje saze me persona në distanca të largëta dhe maksimumi me persona të familjes apo të afërm.

Prandaj, këto saze janë familjare. Në mënyrë të veçantë kemi familjes Nela me 6 vëllezër ku secili kishte rolin në sazet e veta. Ata bënin praktikë ditën dhe natën. Familja në këtë rast ka shërbyer si eksperiment i parë i suksesshëm për jetëgjatësinë e këtyre sazeve. Nuk është si me grupet e rrokut ku do të gjurmosh kush është më i miri”, tha midis të tjerash Tole.

Akademiku Tole tregoi edhe vështirësitë për gjetjen e fotografive. “Për një foto të Selim Leksovikut kam pritur 15 vjet. Më erdhi nga Stambolli kur unë e kisha humbur shpresën. Hafize Leskoviku që është një legjendë e këngës u gjet falë një koleksionisti nga Korça, i cili e gjeti foton e Hafizezë. Ajo vishej si burrë, qethej si burrë. Apo foton e usta Vangjel Leskovikut që e gjetën familjarë të gruas së tij. Kjo nuk kishte bibliografi sepse nuk ka pasur një studim pararendës”, tha midis të tjerash.

/Shqip.com