Rozë

“Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë”-Arbana jep detaje nga “Big Brother VIP 2” 

Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani ka thënë se Big Brother VIP 2 do të nis këtë vit.

Ajo në “wake Up” tha se ka një konkurrencë shumë të madhe se kush do të hy këtë vit.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”.

Ajo po ashtu u pyete se cili mendon se ka qenë suksesi i edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”?

“Çdo personazh është trajtuar me dinjitet. Janë theksuar pikat e tyre të forta. Të gjithë ata janë shfaqur në një mënyrë që publiku nuk e kishte njohur. Janë trajtuar me shumë kujdes, ka qenë një edicion që shihej me kuriozitet nga të gjithë”.

/Shqip.com