Lajme

Ka nisur identifikimi dhe regjistrimi i qenve me mikroçipa në 8 komuna

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka njoftuar se ka filluar me identifikimin dhe regjistrimin e qenve me mikrocipa.

Kjo agjenci po ashtu ofron falas kastrimin/sterilizimin e qenve, për të gjithë pronarët e interesuar të marrin këtë shërbim por nuk është obligative.

“Të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës mbajtës të qeneve, ftohen qe ti regjistrojnë dhe ti pajisin me mikroçip dhe dokumentacion mbi pronësinë. Të gjitha shërbimet ofrohen falas, krejt çfarë  ju duhet të bëni është: ta dërgoni qenin tuaj tek veterinari me i afërt i kontraktuar. Përveç identifikimit dhe regjistrimit, AUV ofron falas edhe kastrimin/sterilizimin e qenve, për të gjithë pronarët e interesuar të marrin këtë shërbim por nuk është obligative”.

Tutje thuhet se është obligim ligjor për çdo pronar të kafshës shoqëruese (qen) ta bëjë identifikimin dhe regjistrimin e kafshës së tij/saj.

“Përderisa ju jeni pronarë shteti ju mundëson qe ta legalizoni përmes një  mikroçip në trup, i cili ndërlidhet me të dhënat e pronarit, të cilat ruhen në Regjistrin Qendror të Kafshëve, i cili menaxhohet nga AUV. Procedura e vendosjes së mikroçipit është shumë e thjeshtë dhe aspak e dhimbshme për kafshën. Mikroçipi injektohet përmes gjilpërës nën lëkurën e kafshës, ashtu si vaksinat, dhe nuk ka nevojë për përdorim të anestetikëve për t’u aplikuar”.

/Shqip.com