Lajme

Ka mbetur vetëm edhe një ditë për konsulta publike rreth Projektligjit për Paga

Projektligji për Paga të Sektorit Publik që kishte dalë për konsultim publik më 15 shtator, ka krijuar mundësinë që të gjitha palët të shprehin mendimet e tyrë për 3 javë.

Ditën kur u publikua projektligji, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte shkruar se për 15 ditë punë, të gjithë do e kenë mundësinë të adresojnë komente apo sugjerime sa i përket projektligjit.

Dokumenti i projektligjit, paraqet koeficientët e propozuar për punëtorët e sektorit publik.

Në bazë të projektligjit, koeficientin më të lartë e ka Presidenti i vendit, me 18. Pasohet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe vazhdohet me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e kryeqytetit.


Projektligji për Paga ka qenë kërkesë për shumë muaj e që ka krijuar probleme jo të vogla. Një ndër zhvillimet më të rëndësishme, ishte edhe greva e punëtorëve të arsimit, ku njëra ndër kërkesat e tyre lidhej direkt me ligjin për Paga.

Konkretisht për shkak të vonesës së projektligjit, mësimdhënësit kërkonin nga 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të ligjit për Paga./Shqip.com

/Shqip.com