Sport Ndërkombëtar

Ka edhe të atillë që “e fusin në xhep” Haalandin

Erling Haaland është duke shkëlqyer me Manchester Cityn, por norvegjezi nuk ia doli të shënojë në derbin kundër Liverpoolit.

Tifozët mendojnë se Virgil van Dijk ka arritur ta ‘fuste në xhep’ sulmuesin, i cili sivjet po i “terrorizon” mbrojtjet rivale.

Ndeshjen e fitoi Liverpooli me rezultat 1:0.

Van Dijk ka qenë subjekt i kritikave për paraqitjet e tij nën nivel këtë edicion, por ai e dëshmoi sot se është një top lojtar në fazën defansive.

Sot, ai e mbajti Haalandin të bllokuar. Van Dijk gjithashtu bëri një pastrim vendimtar për t’i mohuar norvegjezit një mundësi të artë para portës.

Një përdorues në Twitter shkroi: “Van Dijk është në formën më të keqe të karrierës së tij në Liverpool dhe ai e kishte Haalandin në xhep gjatë gjithë lojës”.

Një postim i dytë në Twitter: “Këta lloj sulmuesish janë ëmbëlsira për Virgil van Dijk. Tani hiqe Haalandin nga xhepi, vëlla, mjafton”.

Një i tretë shtoi: “Van Dijk e ktheu mbrapsht dhe hodhi një performancë klasike të të gjitha kohërave për të vënë sërish në xhep Haalandin”.

Një tjetër komentoi: “Erling Haaland nuk do të luajë ndeshjen e ardhshme në PL për shkak se është në xhepin e pasmë të Virgil van Dijk”.

Mohamed Salah shënoi golin e vetëm të ndeshjes teksa Liverpool mori një fitore të madhe që mund të kthente sezonin e tyre.

Skuadra e Jurgen Klopp është në vendin e tetë në tabelë, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës zë vendin e dytë.

/Shqip.com