Sport Ndërkombëtar

Juventusi vazhdon tutje në Ligën e Evropës

Sporting Lisbona dhe Juventusi kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Zonja e Vjetët kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-0.

Ndeshja nisi shumë mirë për Juventusin që arriti të shënojë që në minutën e 9-të me Adrien Rabiot që përfitoi nga një tollovi në zonë (1-0).

Pas dhjetë minutash Sporting fitoi penallti, ndërsa nga pika bardhë ishte i saktë Marcus Edwards për 1-1.

Pjesa e parë nuk solli më gola edhe pse rastet nuk munguan.

Në pjesën e dytë më shumë tentonin vendasit, por rastin e parë të mirë e kishin italianët, me Dusan Vlahovic që dështoi nga afër.

Ricardo Esgaio dhe Coates kishin shumë raste të mira për Sporting, por nuk ia arritën të shënonin.

Juventusi kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 2-1.

/Shqip.com