Sport Ndërkombëtar

Juventusi shënon fitore të madhe ndaj Atalantan

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t në Serie A, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri fitoi në udhëtim ndaj Atalantas, skuadër që po lufton gjithashtu për top-katërshe.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Geëiss Stadium” përfundoi me rezultatin minimal 0:2.

Samuel Iling Junior (56′) dhe Dusan Vlahovic (90+9′) shënuan golat e fitores për “Zonjën e Vjetër”.

Juventusi pas kësaj fitore ka 66 pikë dhe ngjitet tani në pozitën e dytë, me dy pikë më shumë se Lazio, që bie një pozitë më poshtë.

Atalanta është e gjashta me 58 pikë.

/Shqip.com