Juventusi në gjendje “kolapsi”

Në Ligën e Kampionëve e mbyllën grupin si lider, por në Serie A gjërat nuk po shkojnë sipas planit.
Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Venezia.
Skuadra e udhëhequr nga Masimiliano Allegri po e ka thuajse të pamundur për të regjsitruar rezultate pozitve në vazhdueshmëri.
Ishte skuadra nga Torino që shënoi e para.
Kur po zhvillohej minuta e 32-të, Alvaro Morata e tundi rrjetën.
Kurse, asistimi u dha nga Luca Pellegrini.
Për Moratan, ky ishte goli i katër i shënuar në Serie A – këtë sezonë.
Në anën tjetër, vendasit arritën që të barazojnë shifrat, në minutën e 55-të, me anë të Mattia Aramu.
Pas 17-të ndeshjve të zhvilluara – në futbollin elitar të Italisë, Juventusi është larg kreut të tabelës.
“Zonja e vjetër” ka grumbulluar ka arkëtuar vetëm tetë fitore dhe gjendet në vendin e gjashtë, me 28 pikë të grumbulluara.
Dhjetë më pak se Milani që është lider.
Deri në fund të Series A kanë mbetur edhe 21 ndeshje.
Edhe 21 mundësi që Juventusi të këndellet. /Shqip.com