Sport Ndërkombëtar

Juventusi mundet në fushën e Sassuolos

FOTO: corrieredellosport
FOTO: corrieredellosport

Skuadra e Juventusit ka pësuar humbje 1-0 ndaj Sassuolos në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Pjesa e parë nuk është se prodhoi raste serioze, me dy skuadrat që nuk arrin të gjenin hapësira në pjesën defanzive të njëra-tjetrës.

45 minutat e dytë ishin më efektiv, sidomos për vendasit, që ia dolën ta shënonin golin e fitores.

Rasti i parë serioz në këtë takim u krijua në minutën e 56-të, kur Gregoire Defrel testoi Mattia Perinin që bëri një pritje brilante.

Por, Defrel ia doli ta mposhtë portierin në minutën e 64-të, duke shënuar për 1-0.

Juventusi më pas u aktivizua më shumë, duke rrezikuar me anë të Federico Gattit (74’), por portieri i Sassuolos ishte në vend dhe priti gjuajtjen e tij me kokë.

Pas javës së 30-të, Juventusi gjendet në vendin e shtatë me 44 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të do të ketë punë me liderin, Napolin.

/Shqip.com