Juventusi mposhtet edhe nga Verona

Ditët e arta të Juventusit në Serie A, duket që kanë marrë fund.
“Zonja e vjetër” është mposhtur në udhëtim ndaj Veronës, me rezultat minimal 2-1, shkruan Shqip.com.
Goli i parë në këtë takim, u shënua pas vetëm 11 minutave lojë.
Ishte, Giovani Simeone që e dërgoi topin në rrjetë, duke e “dënuar” skuadrën e udhëhequr nga Allegri.
Por, kjo nuk ishte e gjitha, pasi pas vetëm tre minutash, i njëjti futbollist shënoi sërish, për ta dyfishuar epërsinë.
Përkundër përpjekjeve të shumta, në pjesën e parë, nuk u shënua më asnjë gol.
Deri në fund të ndeshjes, e gjitha çka mundën të bëjnë juventinët, është shënimi i golit të nderit, me anë të Weston McKennie, në minutën e 80-të.
Kjo ishte disfata e katërt këtë sezonë për skuadrën nga Torino dhe tashmë gjendet në pozitën e nëntë në Serie A.
Edhe pse kampionatin e nisën për të “luftuar” për titull, ata tashmë janë 13 pikë nga Napoli që gjendet në vendin e parë.
Ndërsa, Verona është në pozitën e tetë, me pikë të njëjta, por me golaverzh më të mirë.