Juventusi mezi e siguron një barazim ndaj Bolognas

Juventusi – thuajse është përshëndetur nga gara për Scudetto.
“Zonja e vjetër” ka barazuar 1-1 ndaj Bolognas.
Ani pse skuadra e udhëhequr nga Masimiliano Allegri ishte favorite në letër, fusha e gjelbër “foli” ndryshe.
Kur po zhvillohej minuta e 52-të, Marko Arnautovic e dërgoi topin në rrjetë .
“Allianz Stadium” mbeti i heshtur.
Te Bologna dy futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq dhe rrjedha e ndeshjes ndryshoi.
Epërsinë numërike e shfrytëzoi Duhan Vlahovic, i cili e barazoi rezultatin në minutën e 95-të.
Pas këtij barazimi, Juventusi mbetet në vendin e katërt me 62 pikë.
Tetë më pak se Milani që është lider.
Këtij barazimi të bardhezinjëve i është gëzuar Jose Mourinho, sepse Roma me një fitore eventuale e shkrin epërsinë ndaj Juventusit – në vetëm tri pikë. /Shqip.com