Sport Ndërkombëtar

Juventusi konfirmon lëndimin e Chiesas

Futbollisti i Juventusit, Federico Chiesa.

Juventues e ka konfirmuar se Federico Chiesa është lënduar në kofshë.

Kështu ai do të mbetet jashtë fushës së gjelbër deri pas festave të Krishlindjeve.

Po ashtu, është lënduar edhe Weston McKennie, gjendja e së cilës është më e rëndë.

Të dy lojtarët çaluan gjatë humbjes së djeshme në shtëpi në Serie A 1-0 ndaj Atalantës në Allianz Juventus Stadium, në Torino.

Po të dytë iu nënshtruan testeve të dielën, transmeton Shqip.com.

Një deklaratë thuhet se Chiesa u diagnostikua me një çarje të shkallës së ulët në bicepin e femurit në kofshën e majtë.

Sa i përket McKennie-t, ekzaminimet përjashtuan çdo dëmtim në ligamentet e gjurit të djathtë.

Juventuesi edhe ashtu në këtë sezon nuk po kalon formë të mirë në Serie A.

Klubi u befasua kur pak para se të përfundonte afati i transferimeve iu largua ylli portugez, Cristiano Ronaldo. /Shqip.com