Sport Ndërkombëtar

Juventusi i kthehet fitoreve në Serie A

Juventusi shënon fitore ndaj Fiorentinës

Juventusi i është rikthyer fitoreve në Serie A.

Skuadra e udhëhequr nga Masimiliano Allegri, ka realizuar fitore me rezultat 1-0, shkruan Shqip.com.

Në një ndeshje me shumë raste shënimi, goli i vetëm u realizua, në minutën e fundit të ndeshjes.

Ishte sulmuesi kolumbian, Juan Cuadroado që e tundi rrjetën në minutën e 90-të të ndeshjes, kurse asistues ishte Manuel Locatelli.

https://twitter.com/zizou_910/status/1457060004868071426?s=20
Goli i shënuar nga Cuadrado

Fiorentina në këtë takim ishte me një futbollist më pak që nga minuta e 73-të.

Pas kësaj fitore, skuadra nga Torino pozicionohet në vendin e tetë në Serie A, me 18 pikë të grumbulluara.

11-të më pak se Napoli që është lider në futbollin elitar në Itali.

Kurse, Fiorentina mbetet në vendin e shtatë, me pikë të njëjta me Juventusin, por me golaverazh më të mirë./Shqip.com