Sport Ndërkombëtar

Juventusi hedhë sytë nga Ansu Fati

Ansu Fati

Sipas raportimit të ‘Calciomercatoweb’, Ansu Fati thuhet se ka nevojë për një ndryshim mjedisi, me Juventusin që tregon interes masiv për nënshkrimin e sulmuesit të Barcelonës.

‘Bianconerët’ mund të nënshkruajnë me lojtarin për 80 milionë euro dhe do të jenë të prirur ta shtojnë lojtarin në ekipin e tyre pasi synojnë të kthehen në elitën evropiane.

Ndërkohë Fati do të donte të ishte në një skuadër ku do të kishte shumë vëmendje dhe do t’i besohej më shumë minuta dhe rëndësi.

Mbetet të shihet nëse do ndodhë një lëvizje e tij drejt Torinos.

/Shqip.com