Juventusi fiton në minutat shtesë ndaj Cremoneses
Publikuar:
(04.01.2023 20:32:02)

Juventusi ka arritur të marrë pikët e plota nga udhëtimi i vështirë te Cremonese në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.
“Zonja e Vjetër” triumfoi 0:1 ndaj Cremoneses me golin e minutës së parë shtesë të takimit.
Ishte sulmuesi polak, Milik ai që realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e parë të shtesës, duke ia siguruar pikët e plota ekipit “bardhezi”.
Juventusi ishte skuadër e rrezikshme edhe gjatë minutave të lojës, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.
“Bianconeri” me këtë fitore është në pozitën e tretë me 34 pikë. Cremonese ka shtatë pikë në pozitën e parafundit.
GOAL | CREMONESE 0-1 JUVENTUS
— Footy Hub (@Footyhub01) January 4, 2023
⚽ Arkadiusz Milik #SerieA #CREJUVhttps://t.co/ICRGC5OJi6
/Shqip.com