Juventusi e siguron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve

Juventusi ka siguruar edhe matematikisht kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” ka mposhtur Venezian – me rezultat të ngushtë 2-1.
Golin e parë – Bonucci e realizoi pas vetëm shtatë minutave lojë.
Ndërsa, në rolin e asistuesit ishte Matthijs de Ligt.
Mysafirët u kundërpërgjigjen, por vetëm në minutën e 71-të.
Mattia Aramu e tundi rrjetën për 1-1 dhe ndeshja mori një ritëm më interesant.
Por, Juve arriti që të kthehej në lojë edhe një herë.
Përsëri shënoi Bonucci.
Skuadra nga Torino – tashmë ngritet në kuotrën e 69 pikëve. Dhjetë më shumë se Lazio e vendit të pestë dhe gashtë më pak se Milani që është lider.
Në anën tjetër, Venezia është me një këmbë në Serie B, sepse ka vetëm 22 pikë – pas 34 ndeshjeve të zhvilluara dhe gjendet në pozitën e fundit./Shqip.com
