Sport Ndërkombëtar

Juventusi e mposht Veronën në udhëtim

Juventusi ka arritur ta mposht Veronan si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 14-të të Serie A.

Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave nuk është se dolli diçka të bukur, me të dyja palët që ishin të kujdesshme.

Me të filluar pjesa e dytë, Pawel Dawidowicz i Veronas rrezikoi i pari, por nuk ishte i saktë.

Goli erdhi në minutën e 61-të, kur Adrien Rabiot asistoi te Moise Kean, i cili u fut në zonë dhe mposhti portierin Lorenzo Montipo për 1-0.

Në fundin e ndeshjes Verona kishte pretendime për penallti, por në dy raste u vendos që nuk kishte.

Në kohën shtesë Zonja e Vjetër mbeti me dhjetë veta, pasi Alex Sandro u ndëshkua me karton të kuq si lojtar i fundit.

Juventusi pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e tretë në renditje me 28 pikë.

/Shqip.com