Sport Ndërkombëtar

Juventusi e kërkon këndelljen – ndaj Sassuolos

Bonucci dhe Di Maria

Sezonin e fundit e mbylli në vendin e katërt.

Por, tashmë po e kërkon “rilindjen”.

Juventusi e nis sonte kampionatin në Serie A – me ndeshjen ndaj Sassuolos – me fillim nga ora 20:45.

Skuadra e udhëhequr nga Masimiliano Allegri është favoritë në letër, por fusha e gjelbër do e tregojë realitetin më së miri.

Për shkak të lëndimeve, te Juve do të mungojnë Arthur Melo, Ëojciech Szcensy, Frederico Chiessa, Paul Pogba, Adrien Rabiot dhe Marley Ake.

Teksa – për shkak të kartonave të verdhë – jashtë këtij takimi ka mbetur edhe Moise Kean.

Në anën tjetër, rreziku kryesor nga Saussolos pritet të vie nga Domenico Berardi – që në sezonën e kaluar shënoi 15-të gola dhe asistoi 14-të herë./Shqip.com