Sport Ndërkombëtar

Juventusi e ka harruar ndjenjën e disfatës

14-të ndeshje pa humbje.

Kjo është ecuria e Juventusit – në Serie A.

Ani pse sezonën nuk e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, skuadra nga Torino ka ecurinë më të gjatë pa humbje në pesë ligat më të forta në Evropë.

Sonte – bardhezinjët shënuan fitore minimale 1-0 ndaj Spezias për të dëshmuar formën e lartë nëpër të cilën po kalon.

Image
Momente nga takimi

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Alvaro Morata, kur po zhvillohej minuta e 21-të.

Për sulmuesin spanjoll ky ishte goli i gjashtë në këtë sezon, teksa ka regjistruar edhe pesë asistime.

https://twitter.com/wyngback/status/1500523721164873728?s=20&t=9HZBgrKYZ64FWa2f3XDsFw
Goli i shënuar nga Morata

Në anën tjetër, Spezia nuk arriti që të thyente mbrojtjen e bardhëzinjëve.

Me këtë fitore, Juventusi gjendet në pozitën e katërt – me 53 pikë të grumbulluara.

Vetëm pesë më pak se Interi që është lider, por Juven ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Tashmë – skuadra e udhëhequr nga Massimiliano Allergi është rikthyer në “luftën” për titull – kur kanë mbetur edhe 11-të xhiro për tu zhvilluar deri në fund të kampionatit. /Shqip.com