Sport Ndërkombëtar

Juventusi e ka “gjetur” pasardhësin e Allegrit

Juventusi nuk është duke kaluar një periudhë të mirë, as në Serie A, e as në Ligën e Kampionëve, prandaj kanë filluar spekulimet për largimin e trajnerit Massimiliano Allegri, ndërkohë që përfliten edhe emra të ndryshëm që mund ta pasojnë.

Julen Lopetegui pak ditë më parë refuzoi një ofertë nga Premier League, për një projekt më të mirë.

Duket se kjo mundësi i ka ardhur tanimë spanjollit, pasi Juventusi e ka në plan, nëse Zinedine Zidane refuzon bankinën e “Zonjës së Vjetër”.

Zidane është prioriteti i drejtuesve “bardhezinj”, pasi ka qenë edhe një yll i kësaj skuadre në kohën e tij si futbollist, por nëse ky opsion dështon, (kujtojmë që Zidane pret të marrë frenat e Francës pas Kupës së Botës), atherë ish-tekniku i Sevillas do të kalonte në pozicion të parë.

Me Juventusin, Lopetegiu do të duhet të konkurrojë në të gjithë garat vendore dhe evropiane.

/Shqip.com