Sport Ndërkombëtar

Juventusi e fitoi ndeshjen miqësore me Real Madridin

Foto nga David Rosenblum/Icon
Foto nga David Rosenblum/Icon

“Bianconeri” triumfuan me rezultat 3:1 në ndeshjen parasezonale të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Moise Kean i kaloi Bardhezinjtë në epërsi qysh në minutën e parë.

Më pas, përforcimi Timothy Weah e gjeti golin në fanellën e ekipit torinez në minutën e 20-të. Rezultatin përkohësisht e ngushtoi Vinicius Junior, me golin e realizuar në minutën e 38-të.

Kurse, vulë këtij takimi i dha goli i Dusan Vlahovic në minutat shtesë të lojës. Të dy trajnerët e patën rastin t’i provonin disa lojtarë të rinj.

/Shqip.com