Juventusi dhe Roma ndahen në paqe
Publikuar:
(27.08.2022 20:23:35)

Roma dhe Juventusi janë ndarë në paqe.
Ka përfunduar me barazim 1-1 derbi i javës së tretë në Serie A.
“Zonja e vjetër” e nisi më mirë këtë takim dhe realizoi me Vlahovic – nga gjuajtja e lirë.
Por, mysafirët nuk u dorëzuan.
Në minutën e 69-të Paulo Dybala asistoi – kurse, Tammy Abraham e tundi rrjetën.
Deri në fund të takimit – të dyja skuadrat u orvatën për të shënuar, por rezultati mbeti i njëjtë.
Pas këtij barazimi, Roma gjendet në vendin e tretë në tabelë – me shtatë pikë të grumbulluara.
Teksa, Juve është tri pozita më poshtë me dy pikë./Shqip.com