Sport Ndërkombëtar

Juventus – Inter Milan: Ja sa vlen finalja e Kupës në Itali

Juventus dhe Inter Milan do të ballafaqohen në përballjen e shumë pritur në finalen e “Coppa Italia”.

Kompeticioni këtë vit po ashtu ka kaluar në disa ndryshime të mëdha për shkak të sponsorëve.

Edhe vlera e Kupës së Italisë është rritur shumë në vitet e fundit.

Forbes ka publikuar saktësisht se sa do të marrë me vete fituesi.

Kontrata e re për transmetimin në televizion e fituar nga “Mediaset” i ka sjell 48 milionë euro këtij kompeticioni në një periudhë tetë vjeçare që fillon në vitin 2021 deri në vitin 2024.

“Mediaset” mposhti konkurrencën e kompanisë, “Rai”, e cila për periudhën e njëjtë kishte ofruar 35.5 milionë euro.

Kështu, vlera e turneut është rritur me 35% nga periudha 2018-21 dhe është dyfishuar që nga viti 2015-18, kur të drejtat e transmetimit u shitën për rreth 22 milionë euro.

Si rezultat i kësaj rritjeje, shuma më të mëdha çmimesh do t’u ndahen ekipeve ndërsa përparojnë në turne.

Këtë vit, Inter Milan dhe Juventus do të mbledhin tre milionë euro vetëm që kanë arritur në finalen e madhe.

Përveç këtyre tre milionëve fituesi do të marr edhe 4.5 milionë shtesë, kjo do të thotë se fituesi në total rrëmben mbi 10-të milionë euro.

Nënkampionët do të marrin dy milionë euro të tjera, duke arritur kështu në pesë milionë euro.

Për finalen e Kupës së Italisë 2022, mbi 65 mijë tifozë futbolli do të mbushin “Stadio Olimpico”, raporton Corriere dello Sport e Romës.

Ky lloj frekuentimi në ditën e ndeshjes pritet të gjenerojë mbi 4.5 milionë euro në bileta, që do të ishin të ardhurat më të mëdha të regjistruara ndonjëherë për një lojë të Coppa Italia.

Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00./Shqip.com