Juventus fiton përballë Sampdorias
Publikuar:
(12.03.2023 22:53:14)

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore të rëndësishme përball Sampdorias në kuadër të xhiros së 26-të në Ligën Italiane të Futbollit.
Në pjesën e parë të ndeshjes u shënuan katër gola. Juventus shënoi përmes Bremer e Rabiot në minutat 11-të e 26-të ndërsa Sampdoria shënoi përmes Augellos dhe Djuricic në minutat 31 dhe 32.
Juvetus e gjeti përsëri epërsinë në minutën e 64-të përmes Rabiot.
Golin e fundit për 4-2 e shënoi Soule në minutën e 93-të.
Pas fitores Juventus është ngritur në pozitën e shtatë me 38 pikë të grumbulluara.
/Shqip.com